Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se një delegacion ka takuar të paraburgosurit në Hagë, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një njoftimi për media nga MD-ja, është bërë e ditur se janë njoftuar edhe me shqetësimet e tyre.
Procedurat e komplikuara për lëshimin e dokumentacionit të familjarëve – vizave, të cilët vizitojnë të afërmit e tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, shujtat javore të njëjta, problemet me porositë dhe pagesat, zvogëlimi i orarit të shëtitjes gjatë fundjavave si dhe pagesat e vështirësuara për disa nga avokatët, sipas ministrisë, kanë qenë disa nga shqetësimet e tyre.