Organizatat kryesore të luftës në Kosovë – Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe shoqëria “Lëvizja” – kanë reaguar pas lajmeve se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish‑krerët e UÇK‑së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një reagim, ato theksojnë se ky është një moment kyç për të testuar standardet e drejtësisë dhe për t’i bërë thirrje trupit gjykues që “në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës”.
Postimi i plotë:
Deklaratë nga OVL, SHIL, SHFD, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”
Me 16 korrik pritet të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën.
Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar.
Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë.
I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri.
Populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që respekton sakrificën për liri, dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.
Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre.
16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm.