Aleksandër Jabllanoviç e Nenad Rashiç iu përgjigjën ftesës së institucionit më të lartë të Kosovës.
Kryetari i Partisë Serbe dhe ai i asaj Demokratike Progresive janë politikanët e vetëm serbë që erdhën në konsultimet me presidenten për shpalljen e zgjedhjeve në veri të vendit.
Bojkoti po vazhdon nga Lista Serbe, derisa në takim nuk mori pjesë as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me kërkesën që të përbushen propozimet e saj për situatën e krijuar.
Me përfaqësuesit e partive tjera që erdhën, datë e mundshme për votimet u la e dielja e tretë e muajit tjetër.
Osmani tha se do t’i kërkojë partnerëve ndërkombëtar monitorim të këtij procesi, për të cilin opsion u la edhe 11 dhjetori.
Krejt ndryshe mendojnë serbët pjesëmarrës, që besojnë se nuk ka kushte për zgjedhje.
Madje sipas Rashiq, mbajtja e tyre do të kishte ndikim negativ në situatën.