Më 3 prill në Hagë protestohet për Thaçin dhe të tjerët

Më 3 prill në Hagë protestohet për Thaçin dhe të tjerët

Më 3 prill do të nis procesi i gjykimit ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.



Për këtë shkak në këtë datë do të protestohet në Hagë.

Organizatorët dhanë një mesazh me këtë rast se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për UÇK-në.

“Çlirimtarët që ndodhën në Hagë nuk kursyen asgjë që të luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Protesta nis nga ora 10:00.

Related Articles