Policia e Vlorës ka sekuestruar 30 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa dhe ka vënë në pranga tre persona.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për transportin e një sasie lënde narkotike nga 3 shtetas, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor anti-drogë të koduar “Bishani”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë tre shtetasve.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.
Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip Ford, në të cilin ata udhëtonin, u gjet lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë, njofton Ora News.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. /Gazeta Enigma/