Më 30 tetor vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Më 30 tetor vijon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Me 30 tetor do të vijojnë seancat gjyqësore në Hagë në rastin e emërtuar si “Thaçi dhe të tjerët”, ku po gjykohet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Seanca e 30 tetorit supozohet të fillojë në orën 09:00.

Në të njëjtën orë do të mbahen edhe dy seanca të tjera, më 1 dhe 2 nëntor, e më pas nuk do të ketë seanca, deri në gjysmën e dytë të nëntorit.

Dy ditë më parë, trupi gjykues rishikoi afatin për mocionet e gjykatës dhe udhëzoi mbrojtjen e Thaçit të shqyrtojë të gjitha opsionet e arsyeshme për të siguruar që dëshmitarët të jenë të disponueshëm për të gjitha ditët e planifikuara të seancave gjyqësore nga 3 nëntori.

Mbrojtjes iu urdhërua të raportonte mbi këto përpjekje deri të mërkurën, më 29 tetor.

“Vendimi sqaron gjithashtu ndryshimet e orarit të njoftuara më 22 tetor: seancat dëgjimore të 27-30 tetorit u anuluan pasi Mbrojtja e Thaçit njoftoi Trupin Gjykues se nuk do të kishte dëshmitarë të disponueshëm atë javë, ndërsa një javë shtesë seancash gjyqësore (17-20 nëntor) u shtua në dritën e disa ditëve të papërdorura më parë të gjyqit në shtator kur nuk u vu në dispozicion asnjë dëshmitar i Mbrojtjes” thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Related Articles