Të shtunën e 5 prillit do të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës.
Këtë e ka bërë të ditur Luan Hasanaj, iniciues i kampanjës me moton “Asnjë cent më shumë”, i cili bëri të ditur se protesta pritet të nis në ora 15:00.
Protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektike do të zhvillohet në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.