Arbër Shehu, hulumtues shkencor në universitetin John Hopkins, ka thënë se vaksinat Moderna dhe Pfizer kanë efektivitet për mbrojtje ndaj virusit të paktën për 24 javë.
Megjithatë, Shehu tha në “Sytë 7” se niveli i antitrupave shkon duke rënë, andaj pas hulumtimeve, është rekomanduar që pas muajit të tetë të merret doza e tretë, e cila dhjetëfishon nivelin e antitrupave.
Shehu bëri thirrje për bartje të maskës dhe distancë sociale, pasi siç tha ai, edhe të vaksinuarit mund ta bartin virusin COVID-19.