Të hënën ka nisur gjyqi special ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen si të akuzuar për krime lufte në Hagë.
Nga ajo ditë, kryeministri Albin Kurti nuk është deklaruar për këtë çështje.
E njëjtë veproi edhe sot kur u pyet nga gazetarët në Prishtinë. Ndonëse pati instistim prej gazetarëve që të marrin një qëndrim nga shefi i qeverisë mbi këtë temë, ai u largua duke thënë se duhet të shkojë në Kuvend.
“Ju faleminderit shumë, më falni por duhet me shku”, iu tha Kurti gazetarëve teksa u largua nga konferenca për media.