Real Madridi ka shënuar edhe fitoren e katërt në La Liga, për të mposhtur me rezultat të ngushtë në udhëtim Real Sociedadin.
Madrilenët i arkëtuan pikët e plota me një triumf 1:2, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 32-të shkaku që Dean Huijsen u ndëshkua direkt me të kuq.
Arda Guler shënoi pas vetëm tre minutave lojë, mirëpo që goli iu anulua si pasojë e një pozite jashtë loje.
Ishte Kylian Mbappe që e zhbllokoi epërsinë me një gol fantastik (12’).
Situata pastaj u përkeqësua për mysafirët, kur gjqytari e ndëshkoi direkt me të kuq Huijsen, i cili rrëzoi Oyarzabal gjatë një kundëraksioni (32’).
Megjithatë, Reali vazhdoi të dominojë në këtë pjesë, me Mbappe që gjeti për mrekulli Arda Guler, i cili dyfishoi epërsinë (44’).
Sociedadi u këndell në pjesën e dytë, ku dominoi në periudhën më të madhe të lojës. Oyarzabal shënoi nga pika e bardhë pasi Carvajal shkaktoi 11-metërsh si pasojë e një prekje të topit me dorë (56’).
Vendasit tentuan deri në fund që ta barazonin rezultatin, mirëpo mbrojtja mysafire ishte në vendin e duhur për të mos lejuar ebfasi.
Me këtë fitore, Reali mbetet lider i vetëm me 12 pikë derisa Sociedadi bie në pozitën e 17-të me dy sosh.