Më pak se 2 mijë e 500 vaksina Anti-COVID u administruan të martën në Kosovë

Më pak se 2 mijë e 500 vaksina Anti-COVID u administruan të martën në Kosovë

2 mijë e 413 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 650 mijë e 162.

875 mijë e 615 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.650.162 doza të vaksinës. Deri më sot 774.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë“, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë./Gazeta Enigma/

Related Articles