Me pistoleta gati për qitje në lokal, kush janë të arrestuarit në Vlorë, pjesëtarë të grupit kriminal

Me pistoleta gati për qitje në lokal, kush janë të arrestuarit në Vlorë, pjesëtarë të grupit kriminal

6 persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme dhe akuzohen se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në Vlorë.

Satilno Basho, 37 vjeç dhe Mariglen Aliaj, 33 vjeç janë arrestuar në flagrancë me 2 pistoleta gati për qitje në një lokal të Vlorës. Policia njofton se ata mund të kryenin ngjarje të rëndë kriminale kundër personit.

Në pranga kanë përfunduar dhe 4 të tjerë, për moskallëzim të krimit, 3 prej të cilëve pjesë e grupit kriminal me Bashon dhe Aliajn.

Të arrestuarit

Satilno Basho, 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Mariglen Aliaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

Bruno Shehu, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Mehmet Hoxhaj, 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Beraldo Xhindi, 29 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Kevin Metaj, 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Related Articles