Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është shenjë e mirë as për qytetarin e as për bizneset.
Rafuna thotë se me këtë shtrenjtim prodhuesit vendorë do të sfidohen nga konkurrenca e produkteve të njëjta që importohen nga vendet e tjera.
“Kjo e vështirëson shumë dhe i sfidon bizneset e tona sidomos bizneset prodhuese për arsye se produktin që e prodhojnë ato e bën më të shtrenjtë sepse e rrit koston e prodhimit dhe ashtu deri më tani kanë pasur shumë sfidë, janë sfidua me konkurrencën me produkte të njëjta që janë importua prej vendeve të ndryshme, kurse tani kjo i sfidon edhe më shumë se do ta kenë shumë problem që ti bëjnë konkurrencë produkteve të importuara për shkak se do të dalin me çmim se sa produktet e importuara. Ky shtrenjtim pa dyshim se e rrit koston e prodhimit dhe i sfidon bizneset”, ka thënë Rafuna për Front Online.
I, pyetur se a mund të ndodhë që bizneset si shkak i këtij shtrenjtimi të zvogëlojnë numrin e punëtorëve dehe të ulin prodhimin, Rafuna nuk e ka mohuar një gjë të tillë.
“Po padyshim se nëse ti i ki shpenzimet më të mëdha se sa të hyrat atëherë t’i duhet me u riorganizua, sepse nëse nuk mundesh me marr veten duhet me shku deri në falimentim , e kur jemi te riorganizimi tani ose e ul procesin e prodhimit, ose e largon numrin e punëtoreve, pra e gjen mënyrën tjetër se si ta kompensojë atë , por është shumë problem për arsye se edhe shumë prodhues tonë që eksportojnë nëvende të ndryshme kanë kontrata të lidhura me çmime të caktuara dhe tani pas rritjes së çmimit të energjisë e ka shumë problem me ndryshua çmimin ”, është shprehur Rafuna.