Gazeta austriake “Der Standard” ka komentuar zhvillimet e fundit në Ballkan, duke përfshirë edhe ato në Kosovë.
E përditshmja austriake në artikullin e titulluar “Kriza në Evropën Juglindore: BE e hutuar në Ballkan” shkruan se kur “policia sulmoi kriminelët këtë javë, vetëm njëri prej të arrestuarve ishte serb”.
“Pavarësisht kësaj, serbët e Kosovës sulmuan policinë, ndërkaq Beogradi veproi sikur serbët po përndiqeshin në Kosovë. Vuçiq bëri një qortim, ku sipas tij autoritetet kosovare po ushtronin dhunë”, shkroi gazeta austriake.
Kjo gazetë përmes këtij shkrimi komentoi edhe postimet në rrjetin social Twitter të kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell, të cilat i konsideron “si të diktuara nga Beogradi”.
“Përfaqësuesi i jashtëm i BE –së, Josep Borrell nuk e mbështeti sundimin kosovar të ligjit, por kritikoi policinë kosovare për gjoja “masa të pakoordinuara”. Me sa duket ai ka postimet e tij i ka të diktuara nga Beogradi dhe beson se ai është përgjegjës për të mbrojtur kriminelët”, ka shkruar “Der Standard”, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, më 13 tetor, policia zhvilloi një operacion në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut, ku njoftuan se sekuestruan mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh”. /Gazeta Enigma/.