Më shumë se 300 persona kanë vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi Haitin

Më shumë se 300 persona kanë vdekur pas tërmetit me magnitudë 7.2 ballë që goditi Haitin

Qeveria e Haitit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi të paktën 304 njerëz vdiqën në një tërmet me magnitudë 7.2 që goditi vendin të shtunën në mëngjes, njoftoi kryeministri, Ariel Henry, në një konferencë shtypi.

Ndërkohë më shumë se 1,800 njerëz u plagosën, tha shërbimi i mbrojtjes civile të vendit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Kur bëhet fjalë për nevojat mjekësore, kjo është urgjenca jonë më e madhe. Ne kemi filluar të dërgojmë ilaçe dhe personel mjekësor në objektet që preken”, ka thënë Henry. “Për njerëzit që kanë nevojë për kujdes urgjent të veçantë, ne kemi evakuuar një numër të caktuar të tyre, dhe do të evakuojmë disa të tjerë sot dhe nesër”.

Tërmeti ishte rreth 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud dhe 10 kilometra i thellë, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS).

“Ka raporte për dëme të konsiderueshme në shtëpi, rrugë dhe infrastrukturë”, citohet të ketë thënë zëdhënësja e Kryqit të Kuq Amerikan, Katie Wilkes. /Gazeta Enigma/

Related Articles