Mediat botërore shkruajnë për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Mediat botërore shkruajnë për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës

Agjencia e lajmeve Reuters, restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës e ka titulluar lajmin “Renovimi i shtëpisë së aleatit të nazistit në Kosovë shkakton zemërim”.

Reuters shkruan se një dëshmitar i tyre ka gjetur tri rrugë të emëruar me emrin e Xhafer Devës, përfshirë një në Prishtinë disa qindra metra nga ambasada gjermane.

Në artikullin e Reuters shkruhet se renovimi i shtëpisë në Kosovë që i përkiste ministrit të qeverisë pro-naziste gjatë luftës së dytë botërore ka nxitur reagime nga Gjermania e cila paralajmëroi për “mbulim” të historisë si dhe për pezullimin e projektit nga BE-ja dhe UNDP.

“Shtëpia tre katëshe në Mitrovicë e ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektët austriakë ishte shtëpia e Xhafer Devës i cili shërbeu si ministër i Brendshëm në qeverinë pro-gjermane më 1943 dhe 1944” thuhet ndër të tjera në lajmin e agjencisë Reuters.

Reuters tutje shkruan se gjatë kohës sa Deva ishte ministër, Kosova konsiderohej nga Gjermania si pjesë e Shqipërisë.

Historianët thonë se njësitë luftarake të Devës, të cilët i shihnin nazistës si aleatë për të luftuar komunistët kryen mizori përfshirë masakrën e simpatizantëve të dyshuar si anti-fashistë. Disa hulumtime të fundit thonë se Deva megjithatë mund të ketë ndihmuar hebrenjtë.

Related Articles