Agim Ademi shprehet i lumtur për implementimin e projektit “Grassroots” në shkolla

Agim Ademi shprehet i lumtur për implementimin e projektit “Grassroots” në shkolla

Implementimi i programit të veçantë “Grassroots” për shkollat e futbollit dhe shkollat fillore së bashku me arsimtarët e edukatës fizikë dhe sportive është duke vazhduar edhe këtë vit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, në një bisedë për Gazetën Enigma ka treguar se është i lumtur për këtë projekt që FFK-ja ka arritur ta fut në shkolla.

“Jam shumë i lumtur me këtë projekt që kemi arrit me me e fut në futbollin nëpër shkolla në kuadër të programit Grassoots të udhëhequr nga shefja e këtij sektori Sanije Krasniqi. Instruktorët e regjioneve bashkë me arsimtarët e edukatës fizike po e masivizojnë futbollin nëpër shkolla nga mosha 9-10 – vjeçare”, ka thënë ai.

Ademi ka potencuar se qëllimi i FFK-së është që ta inkuadrojnë futbollin në çdo cep të Kosovës.

“Qëllimi i FFK-së është që ta masivizoj futbollin në çdo cep të Kosovës me projektin Grassroots”, ka përfunduar ai./GazetaEnigma/

Related Articles