Mediat e huaja shkruajnë për pjesmarrjën e Bebe Rexhës në festivalin e Dua Lipës: Bashkohen vajzat Shqiptare

Mediat e huaja shkruajnë për pjesmarrjën e Bebe Rexhës në festivalin e Dua Lipës: Bashkohen vajzat Shqiptare

Gjatë së hënës është bërë e ditur se ylli i muzikës pop, Bebe Rexha do të performojë në festivalin që për organizatore ka këngëtarën e njohur botërore Dua Lipa dhe babanë e saj.

E ky njoftim ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, shkruan Gazeta Enigma.

Radio “movin925” në një artikull ka shkruar për artistet me origjinë shqiptare duke e titulluar kështu: Bashkohen vajzat shqiptare! Bebe Rexha, ylli kryesor i festivalit të Dua Lipës.

Përveç Bebe Rexhës e cila do të performojë për herë të parë në Prishtinë, në skenën e këtij festivali pritet të ngjiten edhe emra tjerë të njohur të muzikës botërore si Burna Boy, DJ Snake, Stormzy. /Gazeta Enigma


Related Articles