Mediat serbe shkruajnë se FSK nderoi ushtarët serbë, reagon Ministria e Mbrojtjes

Mediat serbe shkruajnë se FSK nderoi ushtarët serbë, reagon Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një reagim për pjesëmarrjen e Gardës Ceremoniale të FSK-së në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës, ku FSK u pa gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë në vitet 1912-18.

Anipse pamjet dëshmojnë se Garda e FSK-së nderoi ushtarët e rënë serbë, Ministria e Mbrojtjes e mohon këtë.

“Pllakat përkujtimore të të rënëve të këtyre dy kombeve, janë të vendosur në një hapësirë të përbashkët me pllakën e të rënëve serb të vitit 1912-1918, por që si ngjarje në periudhë kohore e as me aktivitetin në fjalë nuk kanë asnjë lidhje. Theksojmë edhe njëherë se Togu i Gardës Ceremoniale ka marrë pjesë si formacion mbështetës i Ambasadës franceze, nën organizimin e tyre, me qëllim nderimin e ushtarëve të rënë francez dhe gjerman”, thuhet në reagimin e tyre.

Related Articles