Mediumi serb reagon për shortin ndaj Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit: Koha për rikthimin e borxheve

Mediumi serb reagon për shortin ndaj Zvicrës së Xhakës dhe Shaqirit: Koha për rikthimin e borxheve

Zvicra do të jetë pjesë grupit G së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Takimi Zvicër – Serbi i kthen në kohë të gjithë futbolldashësitë, kur më 22 qershor të vitit 2018 helvetikët i kishin mposhtur serbët me rezultat 2-1 me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Xhaka dhe Shaqiri kishin festuar me simbolin e shqiponjës që paraqet flamurin kombëtar kuq e zi me shqiponjën dy krenare.

Reagimi i mediumeve nga Serbia ka qenë i menjëhershëm pas tërheqjes së shortit.

Mediumi serb B92 ka reaguar duke aluduar në kthimin e borxhit, pas humbjes nga Zvicra në vitin 2018.

“Një përplasje me Zvicrën kontroverse për ne. Katër vite më parë, humbëm nga zviceranët pas një përmbysje të dhimbshme, koha për rikthimin e borxheve”, shkruan B92 brenda tekstit./GAZETA ENIGMA/

Related Articles