Mefail Shkodra ishte liruar nga paraburgimi në tetorin e kaluar

Mefail Shkodra ishte liruar nga paraburgimi në tetorin e kaluar

Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Gjilan që ndodhi sot, më 10.08.2025, në tetor të vitit 2024 ishte liruar nga paraburgimi pasi ishte arrestuar për veprën penale – fajde.

Në vitin 2024 Shkodra ishte arrestuar dhe dëguar në paraburgim për veprat penale – fajde, dhe – detyrim.

Ai ishte pranuar në Shërbim Korrektues për masën e paraburgimit në qershor ndërsa ishte liruar në tetor 2024.

Shkodra paraburgimin e mbajti në Qendrën Korrektuese në Prishtinë.

KALLXO.com mëson se arsyeja e lirimit ishte ndërprerja e paraburgimit nga Gjykata e Prishtinës.

Related Articles