Në kuadër të forumit të sigurisë Halifax në Uashington, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është takuar me homologen e tij holandeze Kajsa Ollongren, me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit të dyja vendeve në fushën ushtarake.
Gjatë këtij takimi, ministri Mehaj ka informuar homologen holandeze mbi avancimet që Ushtria e Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, investimet në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë me shtetet anëtare të NATO-s.
U dakorduam që të bashkëpunojmë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze, ka shkruar ministri Mehaj në Facebook.