Mehaj: Kosova është ngritur për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake

Mehaj: Kosova është ngritur për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas raportit të Indeksit së Fuqisë Globale, duke thënë se në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Mehaj, thotë në studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake

“Bazuar në matjet vjetore të GFP, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore. Në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu, ministri bënë të ditur se Ushtria e Kosovës çdo vit e më shumë po ngritë kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por edhe në rajon e më gjerë.

Related Articles