Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ka publikuar një hartë në të cilën shihen bazat ushtarake dhe policore serbe në kufi me Kosovën.
Ai tha se në lidhje me këto baza ushtarake e policore janë edhe në koordinim me KFOR-in.
Kujtojmë se largimin e këtyre bazave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën e ka kërkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Këshilltarin e presidentit Biden të Sigurisë Kombëtare.