Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se në rastin e ndodhur në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, i përfshirë është edhe një pjesëtar i FSK-së.
Mehaj tha se me rastin po merren organet e drejtësisë, ndërsa i njëjti do të trajtohet sips rregulloreve dhe ligjeve në fuqi që ka Ministria e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.
“Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”, është shprehur Mehaj.
Tutje, ai tha se ministria që ai drejton, por edhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve pa dallim.