Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se gjatës ditëve të kaluara siguria në Kosovë është sfiduar nga Serbia, duke provokuar tensione.
Mehaj ka treguar hapat që po ndërmerren për të ofruar një ambient të qetë dhe të sigurt.
I pari i mbrojtjes në Kosovë theksoi se është detyrim ligjor mbrojtja e rendit kushtetues.
Ai me anë të një shkrimi të gjatë i ka renditur një nga një aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Mbrojtjes.
“Gjatë ditëve të kaluara, mjedisi i sigurisë sonë dhe ai i sigurisë rajonale, u sfidua duke u provokuar situatë e tensionuar politike dhe e sigurisë nga Qeveria e Republikës së Serbisë.Në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, realizojmë monitorimin, analizën , si dhe vlerësimin e pandërprerë , gjatë 24 orëve në 7 ditë të javës, të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve që kanosin sistemin tonë të sigurisë dhe mbrojtjes”.
“Mbi bazën e këtyre vlerësimeve, planifikojmë edhe kapacitetet, masat, si dhe veprimet tona operacionale me vendimmarrjen e duhur.Ministria e Mbrojtjes bashkë me institucionet tona shtetërore, dhe në bashkëveprim dhe koordinim me KFOR-in, kemi detyrim ligjor për ruajtjen e rendit kushtetues të shtetit, institucioneve si dhe jetës dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit”.