Mehaj u prit nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, bisedojnë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Mehaj u prit nga ministrja gjermane e Mbrojtjes, bisedojnë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë – Bundeswehr, u prit nga homologia e tij, ministrja e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe stafi i saj.

Sipas komunikatës, në këtë takim, krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, të dy ministrat diskutuan edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive respektive.

Nga ana e tij, krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, ministri Mehaj ritheksoi mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake të forcave gjermane në operacionin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe qytetarëve tanë.Reklama

Nga ana e saj, ministrja Lambrecht shprehu mirënjohjen për mbështetjen e operacionit humanitar të NATO-s nga FSK për evakuimin e afganëve, mbështetjes së popullit dhe Qeverisë së Ukrainës dhe sanksioneve kundër Rusisë si dhe ofroi mbështetjen në vizionin tonë për anëtarësim në NATO.

Related Articles