Mehaj uron me rastin e Ditës së Forcës dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Mehaj uron me rastin e Ditës së Forcës dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka shprehur urimet e tij  me rastin e Ditës së Forcës së FSK-së dhe 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se mbetet edhe shumë punë për të bërë dhe se Kosova synon në të ardhmen të bëhet anëtare e NATO-s.

“Ëndrrën tonë shekullore po e jetësojmë çdo ditë, përmes ushtrisë sonë kapacitetet e të cilës po ngriten në vazhdimësi, përmes vajzave dhe djemve tanë që me fisnikëri, krenari e vullnet të hekurt bartin uniformën, emblema e së cilës do të thotë shumë për ne. Shqiponja e flamurit do të thotë historia e kombit, e përbashkëta që përtej kufijve bashkon idealet, rrënjët tona që nuk ndryshohen dhe as shkëputen ndonjëherë. Shumë rrugë kemi bërë për atë që do mbetet trashëgimi ndër breza, ushtri, komb dhe liri, edhe më shumë se brenda hapësirës tonë territoriale shtetërore, sepse synimet tona janë të bashkëveprojmë në familjen evropiane dhe në NATO, për paqen që duhet mbizotëruar gjithandej globit, për lirinë universale të njerëzimit. Urime të gjithëve Dita e Forcës, Dita e Ushtrisë sonë!”, ka shkruar Mehaj.


Related Articles