Memli Krasniqi zyrtarizon dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së

Memli Krasniqi zyrtarizon dorëheqjen nga posti i kryetarit të PDK-së

Memli Krasniqi, pas 5 viteve ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai këtë e ka konfirmuar para mediave.

“Një parti që beson në zhvillim, duhet të besojë edhe në ripërtëritje. Një lidership që kërkon ndryshim për Kosovën, duhet të ketë guximin të krijojë hapësirë për ndryshim brenda vetes. Prandaj, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës”.

“Ky vendim nuk është i momentit e as i zhvillimeve të fundit. Është reflektim mbi atë se çka i duhet PDK-së në fazën e ardhshme. Nuk është vendim prej lodhjes apo zhgënjimit – por prej dashurisë për partinë time. E bëj këtë me paqe në shpirt dhe me dashuri në zemër. Dashuri për PDK-në. Dashuri për Kosovën”.

Dorëheqja e Krasniqit vie në një moment shumë të rëndësishëm politik në mbarë vendin.

Vendimi për dorëheqjen e tij erdhi pas diskutimeve të bëra në kuadër të kryesisë së partisë.

Krasniqi ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës në qershor të vitit 2021.

Partia Demokratike e Kosovës kishte mbetur pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kishin konfirmuar aktakuzën.

Para se të jepte dorëheqje, Kadri Veseli si ushtrues detyre të kryetarin të partisë e kishte vendosur Enver Hoxhajn.

Related Articles