Mesfushori kosovar Medon Berisha i cili luan te të rinjtë e Lecces i befasoi të gjithë duke lënë Kombëtaren e Kosovës U21 për t’iu bashkuar asaj të Shqipërisë.
Zyrtarizimi i Berishës u bë më 9 shtator rreth orës 21:30 kur faqja zyrtare e Lecces njoftoi se Medon Berisha është ftuar nga Shqipëria U21 për ndeshjet ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë, raporton Gazeta Enigma.
18 – vjeçari debutimin e tij te Kosova U21 e bëri në ndeshjen Andorrës më 4 qershor të këtij viti nën drejtimin e trajnerit Albert Bunjaki. Berisha luajti edhe në ndeshjen ndaj Anglisë më 10 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Albert Bunjaki në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Enigma ka treguar se Medon Berisha iu ka propozuar atij nga agjenti i futbollit, Armend Alidemaj.
“Në faktikisht e patëm atë kohën kur unë e ushtrova detyrën e trajnerit të Kosova U21, pesë lojë deri në përzgjedhjen e selektorit të ri, tani filluam ndërrimin e gjeneratave, prej 24 lojtarëve, 14 prej tyre i kem pas të moshës 2002/2023 ndër ta ka qenë edhe Medon Berisha. Kontaktin e kam pasur unë për Medon Berishën, kam folur me Armend Alidemën edhe m’u është propozua lojtari, kam marrë informata prej njerzëve të sportit, trajnerave dhe prej njerëzve që e dinë kush është edhe e kemi bërë një vlerësim që është një lojtar me shumë potencial për të ardhmen tonë”, ka treguar Bunjaki për Gazetën Enigma.
Menaxheri i futbollit, Armend Alidema i cili jeton dhe vepron në Zvicër, në një bisedë për Gazetën Enigma, thotë se nuk ka biseduar kurrë me Albert Bunjakin për Medon Berishën. Ai tregon se me të ishin takuar në Siena të Italisë dhe tema e diskutimit ka qenë tjetër.
“Nuk është e vërtet që Albert Bunjaki ka biseduar me mua për Medon Berishën. Me Bunjakin kemi biseduar kur isha në Siena, Itali, gjatë Elitround U17, kjo bisedë është bërë kur Alberti ka biseduar me një zyrtar të ekipes U17, ishte në bisede për një lojtar krejt tjetër gjatë kësaj bisede. Alberti ishte duke qëndruar te një shok i tij në Gjermani, biseda jon ishte përqendruar se si e shoh unë turnirin e ekipës U17 në Sienna”, ka thënë Alidemaj për Gazetën Enigma.
Alidemaj thotë se Bunjaki nuk e ka kontaktuar kurrë atë për Medon Berishën. Ai tregon se në lidhje për mesfushorin Berisha ka biseduar me menaxherin e Kosovës U21 Zgjim Sojevën dhe Isa Sadriun.
“Me Albert Bunjakin nuk kemi pasur asnjëherë kontakt nga telefoni im apo anasjelltas. Bunjaki kurrë nuk më ka kontaktuar për Medon Berishën, unë kam biseduar me Zgjim Sojevën dhe Isa Sadriun. Medoni në U19 ka pasur ftesë nga FSHF dhe ka luajtur në lojë miqësore. Domethënë Federata Shqiptare e Futbollit kishte punuar për ta sjellë Medonin në radhët e veta para FFK-së. Unë kam punuar që Medon Berisha të ftohet nga FFK-ja me Zgjim Sojevën, as që kam qenë e as nuk jam menaxher apo agjent i tij”, tregon Aliedamaj.
Armend Alidemaj thotë se Medon Berisha menaxhohet nga kompania Lian Sport, ku pronar i saj është Fali Ramadani, kurse ky është pjesë e një firme tjetër. Ai thotë se kurrë asnjëherë nuk ka pasur kontakt me zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit për t’i dërguar lojtarë kosovar.
“Ai menaxhohet nga Liamsport, ku pronar është Fali Ramadani, kjo shihet nëse hyn në transfermkart, unë jam pjese e një firme tjetër. Unë punoj gati që 4 vite për FFK-në në Zvicër me shumë dëshirë pa të ardhura, dua të theksoj këtë që unë këto 4 vite kam vëzhguar lojtar në të gjithë Zvicrën me shpenzimet e mia personale. Kam organizuar kampe disaherë ku FFK-ja I ka mbuluar shpenzimet e kampit. Nga puna ime kam gjetur rrugën e mbi 35 lojtarëve të FFK-së, ku dy prej tyre janë nën menaxhim te unë. Unë me asnjë zyrtar apo ndonjë ndërmjetësues apo ndonjë person që punon në FSHF kurrë nuk kam pasur kontakt për ndonjë lojtar”, thotë ai.
Armend Alidemaj e fajson Albert Bunjakin, dukë thënë se këtu nuk ka faj FFK-ja, por vet Bunjaki.
“FFK-ja nuk është fajtore që aty ka persona që pa asnjë fakt dalin e prononcohen në Gazeta pa pa pikë baze. Albert Bunjaki nëse do të ishte profesional shumë lehtë mund të zgjidhte situatën së pari në internet të shiqonte se ku është i regjistruar Medoni dhe të më kontaktonte mua. Unë më datën 14 shtator kam kontaktuar Albertin pasi e pash intervistën dhe i dërgova fakte që nuk është nën menaxhim timin”, thotë ai.
Babai i Medonit, Bajrami ka konfirmuar se Armend Alidemaj nuk është menaxher i djalit të tij.
“Sa i përket Armendit (Alidemaj) më vjen shumë keq, sepse ai e patë propozu Medonin te Kosova. Ai nuk është agjenti i Medonit dhe s’ka qenë asnjëherë. Më vjen shumë keq prej tij sepse ne s’kemi pas fare agjent deri tash. Kemi pas shumë oferta, por nuk e kam parë të arsyeshme sepse nuk të duhen. Para tre apo katër jave e kemi një marrë një menaxher, që është LIAN Sports“, ka bërë të ditur Bajram Berisha.
/GAZETA ENIGMA/