Mëngjesi zbulon karakterin tuaj: Zbuloni cilat janë karakteristikat tuaja

Mëngjesi zbulon karakterin tuaj: Zbuloni cilat janë karakteristikat tuaja

Zgjedhja e mëngjesit, sipas hulumtimeve më të fundit shkencore, tregon se çfarë lloj personi jeni në të vërtetë. I përkisni grupit të argëtuesve, atyre që bëjnë para, miqve të mirë apo atyre që janë të mirë në shtrat.

Sipas hulumtimeve të fundit, njerëzit që hanë gjalpë kikiriku për mëngjes bëjnë pjesë në grupin e të dashuruarve perfektë. Ndërsa ata që pëlqejnë marmelatë në mëngjes bëjnë pjesë në grupin e të lexuarve dhe personat që pinë vetëm çaj, i kanë të gjitha mundësitë për të fituar shumë para.

Në hulumtim morën pjesë 2000 njerëz dhe secili prej tyre duhej të përshkruante cilësitë e tyre më të mira, në mënyrë që studiuesit t’i krahasonin me vaktin që hanin në mëngjes. Numri më i madh i njerëzve rezultoi të ishte “bohem”, pjesërisht për shkak të çokollatës së bardhë që hanë në mëngjes, ndërsa ata që pinin çaj treguan rezultate të fitimit të mbi 100 mijë funte në vit.

Njerëzit që hanë banane janë më së shumti të stresuar, ndërsa ata që hanë kos dhe manaferrat për mëngjes janë përgjithësisht shumë emocionalë. Rreth 53 për qind e britanikëve ranë dakord se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës./Gazeta “Enigma”/

Related Articles