Kurti: Do t’i vizitojë komunat serbe, Asociacioni s’është në përputhje me Kushtetutën tonë

Kurti: Do t’i vizitojë komunat serbe, Asociacioni s’është në përputhje me Kushtetutën tonë

Kurti thotë se do t’i vizitojë komunat serbe: Asociacioni s’është në përputhje me Kushtetutën tonë

Kryeministri Albin Kurti tha se së shpejti do t’i vizitojë edhe komunat me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa sa i përket Asociacionin, Kurti tha kështu “më duhet të jap përgjigje të vjetër, nuk është në përputhje me germën e Kushtetutës së Kosovës, dhe atë duhet ta ndryshojë Serbia”.

“Shumicën e Komunave nuk kam arritur t’i vizitojë por padyshim që do t’i vizitojë, ndërkaq sa i përket Asociacionin, sepse e bëtë këtë pyetje që nuk është e re me më duhet të jap përgjigje të vjetër, nuk është në përputhje me germën e Kushtetutës së Kosovës, dhe atë duhet ta ndryshojë Serbia”.

Ai ka folur edhe për bisedimet në Bruksel, e që tha se çështja e të pagjeturve nuk pret.

“Bisedimet në Bruksel do të kenë në qendër çështjen e të pagjeturve, është çështje që nuk pret sepse ankthi i familjarëve është më i madh”.

Kurti ka folur edhe për arrestimin e katër shtetasve rus në kufirin Kosovë-Serbi.

“Ndërkaq sa i përket katër shtetasve rus, çka do që thamë tash është paragjykim i yni”. /Gazeta Enigma.

Related Articles