Mentor Zymberaj “rrëmben” dy çmime në festivalin e teatrit “Ostrovsky Fest” në Russi

Mentor Zymberaj “rrëmben” dy çmime në festivalin e teatrit “Ostrovsky Fest” në Russi

Aktori Mentor Zymberaj ka marrë pjesë në këtë festival me shfaqjen monodramë, “Ëndrrat e Hamletit”, prodhim i Shtëpisë Teatrore “AKT”.

Prezantimi i tij ka qenë më 12 gusht, në natën e dytë të festivalit, ndërsa loja e tij është vlerësuar lart nga kritika dhe audienca prezente. Juria vlerësuese i ka ndarë çmimin, aktori më i mirë i festivalit – mashkull, ndërsa Zymberaj ka fituar edhe një çmim-vlerësim tjetër: atë nga Juria e Audiencës.

Enkas për Gazeta Enigma, Zymberaj ka thënë se prezantimi i shfaqjes ishte i mrekullueshëm para audiencës ruse, artistëve vendor e të huaj, kritikës, mediave si dhe para jurisë ndërkombëtare. Vlerësimi ishte i lartë nga juria ndërsa mikëpritja shumë e mirë, kurse interesimi i jazshtwzakonshwm.

“Në mesin e shfaqjeve të vlerësuara nga Moska, S.Petersburgu dhe regjionet tjera ruse, kanë marrë pjesë edhe shfaqje nga Ukraina, Armenia, Norvegjia, Bjellorusia, Kirgistani, Koreja etj”, tha aktori Zymberaj, nga Rusia, enkas për Gazeta Enigma.

Related Articles