Haziri: Gjilani realizoi të hyra për 217 për qind më shumë se vitin 2020

Haziri: Gjilani realizoi të hyra për 217 për qind më shumë se vitin 2020

Komuna e Gjilanit ka shënuar rritjen më të madhe ndonjëherë të të hyrave vetanake në kodin e Tatimit në Pronë, falë ardhjes masive të mërgimtarëve dhe lojalitetit të tyre për të kryer obligimet shtetrore në vendlindjen e tyre.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë analizimit të të hyrave në bazë të shifrave zyrtare që disponon Drejtoria e Financave në Gjilan, ka theksuar se ka rritje të inkasimit në kategorinë e Tatimit në Pronë, që fatbardhsisht sipas tij edhe qytetarët e Gjilanit, por në masë të jashtëzakonshme iu kanë përgjigjur pagesave mërgimtarët tanë.

“Përkundër që një vit më parë gjilanasët për shkak të pandemisë mbetën pa u takuar me familjarët e tyre në mërgatë, ata këtë vit kanë ardhur me plotë të mira. Në këtë rrafsh përfituese është edhe Komuna e Gjilanit, në kodin buxhetor të Tatimit në Pronë, ku kemi të hyra për 217 për qind më shumë se në gjashtë mujorin e vitit 2020 dhe të hyrat më të mëdha të shënuara ndonjëherë deri më sot kur analizohen edhe dy muajt e sezonit të verës. Deri më tani është realizuar planifikimi në të hyra nga Tatimi në Pronë mbi 74 për qind dhe mbi 63 për qind nga të hyrat e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Related Articles