Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar qendra më e ngarkuar është ajo në merdare ku qytetarët po presin deri në tri orë e 20 minuta për të dalë nga Kosova, raporton Gazeta “Enigma”.
Kolona në dalje në këtë pikë është rreth 2,000 metra. Situata është më e lehtë në hyrje, ku pritjet janë vetëm 3 deri në 5 minuta, pa kolona. Edhe në pikat tjera kufitare ka pritje të konsiderueshme.
Dheu i Bardhë: pritjet në dalje janë 30 deri në 40 minuta, ndërsa kolona arrin në 200 metra. Në hyrje, pritjet janë 5 deri në 10 minuta.
Jarinjë: Në dalje qytetarët po presin 15 deri në 20 minuta, me kolonë prej 150 metrash. Hyrja ka pritje më të lehta, 5 deri në 10 minuta.
Bërnjak: pritjet në dalje janë 10 minuta, ndërsa në hyrje arrijnë në 30 minuta, me kolonë të vogël 20 metra në dalje./Gazeta Enigma/