Mërgimtares i pështillet valixhja me ari e gjëra tjera në vlerë të 14 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës

Mërgimtares i pështillet valixhja me ari e gjëra tjera në vlerë të 14 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës

Valixhet e personave që udhëtojnë me mjete të transportit ajror, në shumë raste ngatërrohen dhe humbin. Viktima shpesh herë janë edhe mërgimtarët që udhëtojnë nga vendet e jashtme për në Kosovë, e të cilët brenda valixheve të tyre bartin gjëra me vlerë.



Rruga që mori për pushime në vendlindje, i doli me shumë telashe 34-vjeçares nga Norvegjia. Ajo ka humbur valixhet e saj brenda së cilës kishte gjësende të vlefshme.

Sinjali mëson se ditën e shtunë ajo kishte ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, por më pas kishte vërejtur se i mungon valixhja e krahut brenda së cilës kishte stoli ari e gjëra tjera në vlerë të 14 mijë eurove.

34-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici dhe si rrjedhojë kanë nisur hetimet nën dyshimet për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’.

Related Articles