Gati se në të gjitha pikat kufitare vazhdon pritja e mërgimtarëve deri në një orë për të hyrë në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Muçibabë pritjet vijojnë deri në një orë, ndërsa kolonat regjistrohen të jenë deri në 300 metra.
Edhe te Dheu i Bardhë ka pritje të gjata, që shënohen deri në 45 minuta me kolona nga 200 metra.
Pikat tjera kufitare nuk kanë edhe aq fluks të madh të pritjeve. /Gazeta Enigma/