Banka Qendrore e Kosovës para disa ditësh e ka publikuar raportin mujor statistikor.
Në mesin e të dhënave nga sektori financiar, BQK-ja ka bërë të ditur edhe për remitencat e dërguar nga bashkëatdhetarët.
Mbi 916 milionë euro janë dërguar nga mërgimtarët për nëntë muaj të 2022-tës.
Vlera më e madhe e mjeteve financiare ishte dërguar në muajin gusht, plotë 131.6 milionë euro.
Goxha para nga diaspora është dërguar edhe në shtator, rreth 114.2 milionë euro.
Krahasuar me vitin e kaluar shuma e remitancave në këtë vit është rritur për 54.4 milionë euro.
Deri në shtator të 2021-tës, ishin dërguar 861.8 milionë euro.
Kurse, këtë shtator 54 milionë më shumë, pra, në 916,2 milionë euro.
Sa i përket vendeve ku jetojnë dhe punojnë bashkëatdhetarët, më së shumti dërgesa kishte nga Gjermania që përbën 38 për qind, ndërkohë Zvicra 17,9 për qind, më pas SHBA me 8.4 për qind, si dhe Austria me 5,4 për qind.