Të shtunën e 10 gushtit një polic është goditu nja një vetur në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Polici i goditur ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur rasti.
Polici, ia kishte tërhequr vërejtjen një personi në veturë me targa të huaja për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Mërgimtari, përveç që nuk i është bindur urdhrave të policit e kishte goditur me veturë në biçikletë duke i shkaktuar lëndime këtij të parit.
I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes. Rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.
“Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer – hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. ./Gazeta Enigma/