Gjyqtari anësor që goditi me bërryl Andy Robertsonin e Liverpoolit është hequr nga detyra ndërsa Federata e Futbollit e Anglisë po heton incidentin.
Constantine Hatzidakis ngriti bërrylin e tij në fyti
n e mbrojtësit të Liverpoolit ndërsa skuadrat u larguan nga fusha në pjesën e parë gjatë barazimit emocionues 2-2 të së dielës me Arsenalin në Anfield.
Një deklaratë e lëshuar nga PGMOL, e cila mbikëqyr emërimet e arbitrave në Premier League, thuhej: “PGMOL nuk do të emërojë Constantine Hatzidakis në ndeshjet në asnjë nga kompeticionet që shërben, ndërkohë që FA heton incidentin që përfshin asistentin dhe mbrojtësin e Liverpool, Andreë Robertson në Anfield”.
Ndërsa Robertson po largohej nga fusha drejt tunelit të lojtarëve, ai dukej se i thoshte diçka gjyqtarit anësor Constantine Hatzidakis, ndërsa e prekte lehtë në bërrylin e djathtë. Hatzidakis u përgjigj duke ngritur bërrylin e tij në fytyrën e Robertson.