Bayernit i mungon sulmuesi kryesor ndaj Manchester Cityt

Bayernit i mungon sulmuesi kryesor ndaj Manchester Cityt

Skuadra e Bayern Munich sonte udhëton drejt Mançesterit, ku nesër zhvillon çerekfinalen e parë në UEFA Champions League ndaj Manchester Cityt.


Faqja zyrtare e klubit gjerman ka dhënë një lajm jo të mirë për tifozët. Ata shkruajnë se sulmuesi kryesor i ekipit, Eric Maxim Chupo-Moting nuk do të udhëtoj për në Angli, kjo shkaku i një lëndimi.

Moting është lënduar dhe pritet të mungoj disa ditë, por ka gjasa që rikthehet në ndeshjen kthyese mes dy skuadrave në Champions.

Sulmuesi nga Kameruni gjatë këtij sezoni në UEFA Champions ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Kurse në Bundesliga ka një sezon tejet të mirë, me dhjetë gola dhe dy asiste.

Related Articles