Merret vendimi, dasmat lejohen vetëm deri në ora 23:00

Merret vendimi, dasmat lejohen vetëm deri në ora 23:00

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja lehtësuese të pandemisë. Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , lejohet deri ne ora 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në ora 22:45

“Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri ( 3 ) metra.

Per mbajtjen e dasmave , fejesave , ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

Related Articles