Merret vetëm një vendim në mbledhjen e 80-të të Qeverisë së Kosovës

Merret vetëm një vendim në mbledhjen e 80-të të Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve për Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit nga Qeveria janë ndarë 1.7 milionë euro me kërkesë të MSH-së.

“Me këtë rast, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për alokimin dhe shpenzimin e mjeteve buxhetore deri në vlerën 1,768,300.93 € (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e treqind euro e nëntëdhjetë e tre cent), për pagesën e obligimeve kontraktuale të krijuara me lidhjen e kontratave me 1,271 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, për periudhën 15 mars – 15 qershor 2022”, thuhet në njoftim

Related Articles