Megjithëse nuk ka hyrë si banor, producenti Elgit Doda ka qenë protagonist si në “Big Brother Vip 1”, ashtu edhe në “Big Brother Vip 2”, përmes punës së tij. Ai ka realizuar bashkëpunime muzikore me dy ndër personazhet më të përfolur të secilit edicion, Donald Veshaj dhe Luzi Ejllin.
Së fundmi, në një intervistë në “E diell”, artisti ka treguar vështirësitë e këtyre dy bashkëpunimeve. Sipas Elgitit cili ka qenë më i lehë për tu realizuar dhe më i suksesshëm?
“Nuk mund ti krahasojmë se Luizi është këngëtar, Donaldi ka njohuritë e këngës, por ka nevojë më shumë. Ai vetë kur e pyet, thotë “më shumë më ka shtyrë Elgiti, sesa vetë”, u shpreh Elgiti.
Ndalur te kënga e Luizit dedikuar Kiarës, Elgiti foli pak më gjatë duke e cilësuar padiskutim mëse të suksesshëm.
“Është bërë në kohë rekord. Regjistrimi ka qenë një siklet në vete, ai ishte me zërin e ngjirur, tekstin nuk e kishte mësuar sepse nuk kishte pasur kohë, se ishte diçka që ndodhi shumë shpejt. Ai ka dhënë maksimumin e tij, pavarëisht se e kishte zërin pak të ngjirur, sepse ka abuzuar pak me cigaren, me alkoolin me ato gjëra, emocioni pastaj. Ai është sjellë realisht si profesionist. Kënga në 24 orë, ka qenë më shumë se 1 milionë shikime”, përfundoi kantautori i njohur.