Mesha e Pashkëve – Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për reflektim e përgjegjësi

Mesha e Pashkëve – Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje për reflektim e përgjegjësi

Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kremtojnë sot Pashkët, festën më të madhe në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera.

Kjo ditë shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, duke simbolizuar besimin në Zot dhe shpresën për të gjithë besimtarët.

Mbrëmë, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, u mbajt Mesha Solemne e Pashkëve.

Në mesazhin e tij, Ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për reflektim shpirtëror, dashuri dhe pajtim, si dhe për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.

Ai gjithashtu u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në vend, ndërsa u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë.

Related Articles