Mësimi po mbahet në pak shkolla, nxënësit mungojnë

Mësimi po mbahet në pak shkolla, nxënësit mungojnë

Procesi mësimor po realizohet pjesshëm këtë të shtunë, sipas kalendarit të përcaktuar nga MAShTI, për zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës. Mësimdhënësit kryesisht janë te pranishëm në shkolla, por në disa klasa mungojnë nxënësit.

Në shkollën “Ismaj Qemajli” klasat e para po mbajnë mësim vetëm në disa klasa për shkak të mungesës së nxënësve. Në këtë shkollë, në të dy ndërrimet, me përqindje, 75% prej nxënësve mungojnë në procesin mësimor, tha për RTK, Mimoza Krasniqi, drejtoreshë e shkollës.

Por për dallim nga shkollat tjera këtu herët vërehet një numër më i madh i nxënësve.

Ndërsa ne shkollën “7 Marsi” e cila numëron më pak nxënës për dallim nga këto shkollat tjera në ndërrimin e paradites të pranishëm kanë qenë përafërsisht 80 nxënës, tha  Hyke Rexhaj, drejtoreshë e shkollës.

Në shkollën “Faik Konica” në orën 13:30 fillon ndërrimi tjetër, shihet një numër i nxënësve të cilët kanë ardhur në përcjellje te prindërve për të mbajtur orët e humbura mësimore.

Disa prindër nuk duan fare të komentojnë për këtë çështje e disa e vlerësojnë të domosdoshëm kompensimin e këtyre orëve. Ndërsa disa të tjerë janë kthyer prapa, sepse në klasat e fëmijëve të tyre nuk ka pasur nxënës të tjerë.

Në shkollën Faik Konica, klasat 6-7-8 nga numri total 449, 32 nxënës paradite ishin prezentë, tha për RTK Blerim Dalipi, zëvendësdrejtor.

Related Articles