Lionel Messi ka barazuar një rekord të Diego Armando Maradona për Kampionatet Botërore.
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Leo Messi dhuroi mbrëmë një paraqitje spektakolare ndaj Meksikës, ku edhe gjeti golin.
Mbrëmë, Leo arriti të barazonte rekordin e idhullit të tij, Maradonas, me fanellën e Argjentinës, përcjell lajmi.net.
Messi tani ka luajtur numrin e njëjtë të ndeshjeve sa Maradona në Kampionate Botërore.
Njëkohësisht, me të barazuar numrin e paraqitjeve, Messi barazoi edhe numrin e golave të shënuara, me një perlë ndaj Meksikës.
Të dy Messi dhe Maradona tashmë regjistrojnë nga 21 paraqitje në Kupën e Botës, me secilin që kanë shënuar nga tetë gola.
Maradona arriti të fitonte Kupën e Botës në vitin 1986, kurse Messi bëri më së miri në vitin 2014, kur arriti deri në finale.
Leo Messi synon të fitojë një Kupë Bote këtë vit, për të ‘blinduar’ epitetin e më të mirit në historinë e futbollit.