Pronari i klubit Inter Miami, legjenda David Beckham ka qenë në kontakt me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, për një marrëveshje e cila do ta shihte argjentinasin ta mbyllte karrierën në Mayor League Soccer (MLS).
Ikona argjentinase së fundmi u bashkua me Paris Saint-Germain në një marrëveshje dyvjeçare, por nuk prita ta mbyll karrierën në Ligue 1.
Kampionati elitar amerikan MLS po shihet si destinacioni i ardhshëm dhe i fundit për Messin në karrierën e tij si futbollist.
Sipas mediumit The Mirror, Beckham po përpiqet të bindë Messin të përfundojë karrierën e tij në klubin e Inter Miamit.
EXCLUSIVE: David Beckham holds talks with Lionel Messi about Inter Miami transfer when PSG deal ends |@riccosranthttps://t.co/HedEogyelq pic.twitter.com/HAPHeeHG5k— Mirror Football (@MirrorFootball) August 21, 2021