Prishtina dhe Ballkani sot nisin sezonin e ri

Prishtina dhe Ballkani sot nisin sezonin e ri

Sezoni i ri 2021/22 ka nisur në elitën e futbollit kosovar me tri ndeshje ditën e djeshme.

Drita e nisi me fitore ndaj Feronikelit 2-1, derisa Drenica – Gjilani dhe Llapi – Ulpiana luajtën baras me rezultat të njëjtë 0-0.

Sot na presin dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së parë në Superligën e Kosovës, njëra që zhvillohet në Malishevë dhe tjetra në Therandë.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina e nis mbrojtjen e titullit në udhëtim tek debutuesit e Superligës, Malisheva.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Malishevë, derisa pritet të fillojë nga ora 17:00.

Takim mjaftë interesant pritet të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani i Bekim Isufit pret Dukagjinin e Armend Dallkut.

Përballë janë dy skuadrat mirë të përforcuara dhe na pret një ndeshje jashtëzakonisht e mirë në Therandë.

Të dyja takimet fillojnë nga ora 17:00.

Related Articles