Lionel Messi e ka lënë pas virusin korona duke u shëruar dhe tashmë i është rikthyer fushës së gjelbër.
Sulmuesi argjentinas ka nisur stërvitjet me Paris Saint-Germainin.
Më i miri i vitit 2021 ishte i izoluar në Argjentinë për një javë, ku edhe kaloi festat e fundvitit.
Pasi doli negativ në testin për COVID-19, Messi së bashku me familjen udhëtoi drejt Parisit.
34-vjeçari ishte njëri prej katër futbollistëve të Paris Saint-Germainit që dolën pozitivë në testin për COVID-19 në fundjavë./Gazeta “Enigma”/